U njohën në rrjete sociale, si 40-vjeçari drogoi dhe kreu marrëdhënie me 15-vjeçaren

25 Mars 2025 | 16:44

Afrimiteti i krijuar prej kohësh në rrjetet sociale mes një të miture dhe një 40 vjeçari në Vlorë, bëri që ky i fundit të abuzonte seksualisht me të.

Mbrëmjen e 22 marsit, 40 vjeçari i identifikuar si Rinald Rakipaj, nën shoqërinë e mikut të tij, 33-vjeçarit me iniciale R.Q morën me makinë 3 vajza të mitura dhe më pas shkuan në hotel.

Pasi konsumuan alkool dhe drogë të llojit kokainë, 15-vjeçarja dhe 40-vjeçari kanë shkuar në një dhomë tjetër të hotelit ku kanë kryer marrëdhenie seksuale. Të gjithë këtë histori, vajza e penduar ia ka treguar të ëmës, e cila ka bërë edhe denoncimin në polici.

Fill pas këtij momenti, policia ka bërë arrestimin e Rinald Rakipaj, të cilin e ka përballur me provat filmike të siguruara nga hoteli ku kishin kaluar mbrëmjen 5 personat.

Rakipaj ka pranuar faktin që ka qenë në shoqërinë e personave në fjalë dhe ka treguar se 15-vjeçarja ka pranuar vetë të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Ndërkohë dy vajzat e tjera të moshës 15 dhe 16 vjeçe kanë qëndruar me shokun e 40-vjecarit ku kanë konsumuar alkool dhe drogë të llojit kokainë.

Dosja ka kaluar në Prokurori dhe Rinal Rakipaj akuzohet për abuzim seksual me të mitur dhe nxitje për përdorimin e drogës, ndërsa në gjendje të lirë po hetohet 33-vjeçari me iniciale F.Q, banues në Vlorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026