U përjashtua se i ra bilbilit, Spaho: Do thyej karriget nëse Rama pengon Komisionin

21 Shkurt 2023 | 09:59

Në mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet në kuvend u diskutua përjashtimi i deputetëve të opozitës për bllokimin e foltores.

I pranishëm në seancë, deputeti Edmond Spahu kundërshtoi përjashtimin e tij sepse i ra bilbilit.

Deputeti i PD nënvizoi se veprimet e tij janë të nxitura nga kryeministri Rama, i cili nuk pranon të shkojë në Kuvend dhe të debatojë për çështjen McGonigal.

Spaho tha se sjella e tij mund të shkojë edhe deri në thyerjen e karrigeve në parlament, nëse Rama pengon të drejtën Kushtetuese të ngritjes së Komisioneve Hetimore.

“Kuvendi po më përjashton, ju po më përjashtoni. Ju më thoni që kam prishur rregullin e parlamentit, unë them jo sepse kam kërkuar gjëra në interes të vendit. Kam kërkuar seancë pyetjeje si dhe ngritjen e Komisionin Hetimor.

Çfarë ndodh? Kryeministri nuk vjen dhe ju nuk pranoni të ngrini Komisione Hetimore. Tani kryeministri del dhe thotë në media që nuk e lejon Komisionin Hetimor. Por çfarë thotë Gjykata Kushtetuese? Që Komisioni Hetimor është i detyrueshëm të ngrihet. Atëherë, unë të mos ngrihem për këtë të drejtë timen që kryeministri po ma merr me dhunë?!

Të pezullosh të drejtat Kushtetuese të deputetëve do të thotë grusht shteti, praktikisht. Sjellja ime është rrjedhojë e shkeljes së të drejtave të mia. Nuk do ta lejoj, do të kërkoj gjithandej, do të bëj zhurmë, do t’i bie bilbilit, do të thyej edhe karrige për të drejtën time”, tha Spaho.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026