U përjashtuan nga seancat, deputetët e PD-së ankimojnë vendimin. Mblidhet Byroja
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se kanë ankimuar vendimin për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga seancat plenare për disa ditë.
në një deklaratë për mediat ai tha se deri në momentin që ankimimi të merret në shqyrtim nga Byroja e Kuvendit , deputetët kanë të drejtë të futen në Parlament.
“Siç mund të jeni të informuar ndërkohë, është bërë ankim në Byronë e Kuvendit për deputetët që janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme për përjashtim nga seanca e sotme. Ky ankim detyron menjëherë Kuvendin të pezullojë vendimin. Deri në shqyrtim të ankimit, deputetët kanë të drejtë të marrin pjesë në çdo seancë. E thotë rregullorja qartë. Deputetët kanë të drejtë të futen dhe nuk mund të ndalohen. Garda ka të drejtë të zbatojë ligjin. Edi Rama po e përdor Kuvendin dhe rregulloren si instrumentra reopresive mbi pluralizmin parlamentar”- tha ai.
Deputeti tha se Rama ka nevojë që të zbrazet salla e Kuvendit e për këtë arsye ai ka marrë masa në grup në mënyrë që të zbrasë parlamentin nga opozita.
“Ne kërkojmë që Byroja ta marrë në shqyrtim kërkesën tonë. Nuk ekziston asnjë lloj e drejte e askujt që të ndalojë një deputet të futet në seancë. Kjo tregon qartazi se kush është qëllimi që kanë këta, Edi Rama dhe shumica parlamentare. Kërkojmë zbatimin e drejtave të Kuvendit”- shtoi ndër të tjera ai.
Pas deklaratës së tij është mbledhur dhe Byroja e Kuvendit, ku mesa duket do të shqyrtojë ankimimin e deputetëve të PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës
Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
- 17:04 Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të vendit