U përplas me deputetët e PD, Açka: Keqardhje për kolegët që prishin seancat

17 Janar 2024 | 11:50

Deputetja e PD-së Flutura Açka, ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbylljes së Komisionit të Medias, ku dhe pati përplasje.

Ajo theksoi se ndjen keqardhje për kolegët e saj të cilët kanë vendosur të prishin çdo seancë plenare.

Mes tjerash ajo theksoi se nuk e sheh të arsyeshme që deputetët demokratë të bëjnë skena të tilla në Kuvend që tashmë sipas saj ka dalë jashtë funksionit.

“Kam qenë shumë e qartë në të gjitha intervistat e mia, që opozita meriton komisionet hetimore dhe është një detyrim kushtetues i shumicës që të ja japë Komisionet hetimore opozitës. Po duke parë në vijëmësi që parlamenti ka dalë nga aksi, është jofunksional, e mendova si një gjest të parë timin që ta fillonim këtë vit mbarë. Kolegët e mi të opozitës kemi bërë beteja të mëdha në Komisionin që drejtoj unë.

Presim nga dita në ditë që të marrim një përgjigje pozitive për çështjen Butrinti. Sot u përballëm me një përplasje me kolegët që mendojnë se duhet ta mbajnë në kaos parlamentin. Personalisht e shoh si një gjest jo të mirë dhe jashtë detyrës time si deputete që të dalë e të bërtas në komisione. Kjo ka qenë arsyeja që kam vendosur që këtë sesion ta hapim me  mbledhje fizike ku ti shohim në sy dhe shqiptarët. Kam një keqardhje të madhe për kolegët që kanë vendosur të prishin seancat. Keqardhjen më të madhe e kam për aludimet”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026