U përplasën me autokambanjën, 7 turistë francezë përfundojnë në spitalin e Lushnjës

14 Qershor 2024 | 12:53

Shtatë turiste franceze kanë përfunduar në spitalin e Lushnjes. Shkak është bërë një aksident që ka ndodhur kur furgoni me të cilin udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Furgoni i linjës Tiranë Berat me të cilin udhëtonin turistët dhe qytetarë të tjerë u përplas me autokombajnën. Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon trafikun si dhe po dokumenton ngjarjen që mund të kishte përfundim tragjik.

Po marrin ndihmë mjekësore disa prej turisteve që kanë thyeje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.

Fatmirësisht sipas mjekëve nuk ka probleme serioze për shëndetin dhe po kryhen ekzaminimet përkatëse. Segmenti rrugor nacional Lushnje Berat është vazhdimisht shkak aksidentesh pasi është vetëm me dy korsi vajtje ardhje dhe kalon nëpër zonë bujqësore ku mjetet motorrike kalojnë nga njëra anë në tjetrën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026