U pezullua nga detyra për abuzim me tenderë, ish-prefekti i Kukësit në SPAK
Ish-prefekti i Kukësit Granit Gjana, i cili një ditë më parë u pezullua nga detyrë, është paraqitur mëngjesin e së enjtes në GJKKO ku do të zhvillohet seanca e marrjes ne pyetje dhe verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurisë.
Gjana u pezullua nga detyra me akuzën e abuzimit me tenderë publikë.
Sipas SPAK, Granit Gjana gjatë kohës që ka qenë zëvendës kryetar i bashkisë së Kukësit, ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tenderë për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë lekë.
Shkeljet sipas prokurorisë së posaçme janë bërë në vitin 2023 gjatë kohës që Granit Gjana si zëvendës kryetar, ka qenë titullar i Autoritetit Kontraktor i bashkisë së Kukësit për këto tenderë.
Gjana ka qenë nënkryetar i Bashkisë Kukës, gjatë kohës që në krye të Bashkisë ishte Safet Gjici, i cili u arrestua pas publikimit të pamjeve ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë
Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta
- 11:52 Plagosje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë
- 11:52 “Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na ka identifikuar si kërcënim afatgjatë!
- 11:42 Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
- 11:39 Zbardhen amendamentet e PD Parlamentin Europian që morë mbështetjen e eurodeputetëve, por u votuan kundër nga PS
- 11:27 Grupi Parlamentar i PS: Në Strasburg u votuan pro rekomandimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
- 11:08 Dendias: Greqia nuk është e lumtur nëse Turqia merr avionë F-35