U plagos në atentatin në Vlorë, Armand Spahiu rrëfen për Euronews momentet e tmerrit

20 Dhjetor 2024 | 13:14

Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën dy ditë më parë ku mbetën të plagosur dy persona. Objektiv i atentatit mendohet të ketë qenë Kevin Hajrulla ndërsa gjatë të shtënave është plagosur edhe Armand Spahiu, tregtar ambulant i fruta-perimeve.

Armand Spahiu, 35-vjeçar i plagosur në ngjarjen e të mërkurës në mbrëmje ka folur për Euronews Albania. Ai ka rrëfyer momentet e tmerrit ku ai mbeti plagosur.

Armandi tregon se fillimisht i ka kujtuar se janë fishekzjarre është shtrirë përtokë, teksa kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur. Armand Spahiu thotë se dy efektivë të policisë pas ngjarjes e kanë çuar në spital.

“Unë isha në punën time. Nuk mora vesh asgjë ca ndodhi. unë mendova se ishin fishekzjarre. Pastaj u shtrita në shesh. Kur mbaruan krismat, u ngrita në këmbë, mora një bidon ujë dhe u ula të qetësohesha.

Kur u ula pash që isha plagosur. Mora në telefon një efektiv policie dhe i thash që isha plagosur. Më morën me makinë policie e më çuan për mjekim. Në fillim unë mendova se ishin fishekzjarre. Plagosjen nuk e ndjeva në fillim, pas 10 minutash e ndjeva”,-tha Spahiu.

I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për dike, Armand Spahiu tha: “Mesazhi im ëhstë vetëm falenderim për Zotin lart që më la të jetoj”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026