U plagos nga babai, 40-vjeçarja transportohet drejt Traumës në Tiranë. Dalin detaje

19 Maj 2024 | 19:37

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin ë Lushnjës pasditen e sotme. Një 82-vjeçar nga ka qëlluar me çifte vajzën e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 tetori të qytetit, ku Behar Musaku ka qëlluar brenda në banesën e tij vajzën Rudina Musaku 40 vjeçe.

Nga informacionet e siguruara nga Euronews Albania bëhet e ditur se në momentin e vrasjes me në banesë ka qenë edhe gruaja e të moshuarit. Ata jetojnë në një banesë 2 katëshe me dy djemtë  e tyre, por me hyrje të ndara.

E plagosura, Rudona Musaku është në gjendje të rëndë shëndetësore, ku pas ndërhyrjes së parë nga mjekët e Lushnjës u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Fqinjët e familjes Musaku thonë se vajza është e divorcuar dhe kishte ardhur të vizitonte prindërit. Ajo punon kamariere në Tiranë.

E plagosura ka 2 fëmijë, djalë e vajzë, 17 vjeçe dhe 16 vjeç.  Ajo emigroj në Gjermani dhe u kthye, ndërsa fëmijët rrijnë më shumë me babanë. Sipas informacioneve i dyshuari nuk ka pasur problem të shëndetit mendor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona dhe ka proceduar penalisht 12 të tjerë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më...
08:28 | 03/07/2026

Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë

Radhët e gjata në Pikën Kufitare të Kapshticës vijojnë të jenë një problem i përditshëm për udhëtarët që kalojnë kufirin greko-shqiptar. Pamjet e regjistruara në...
07:51 | 03/07/2026

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026