U rrëzua nga jet-ski në Ksamil, 14-vjeçarja dërgohet me helikopter drejt Tiranës

9 Korrik 2024 | 19:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil. Një vajzë minorene me inicialet E.Gj 14 vjeç, me origjinë nga Durrësi, por me banim në Itali është transportuar para pak çastesh me helikopter nga Spitali i Sarandës drejt Spitalit të Traumës.

Ajo është sjellë me urgjencë në Spitalin e Sarandës nga Ksamili.

Burime paraprake bëjnë  me dije se e reja kishte qenë duke lundruar me një mjet ujor tip jet-ski, kur është aksidentuar dhe ka pësuar fraktura,  plagë logero-kontizue .

Për shkak të gjendjes dhe për një mjekim  më të specializuar është  nisur me helikopter drejt Tiranës. Policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, në Ksamil, shtetasi G. Gj., 20 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski së bashku me motrën e tij 14-vjeçare, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur e dëmtuar shtetasja e mitur.

14-vjeçarja do të dërgohet për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia...
16:29 | 05/07/2026

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier. Pas njoftimit nga banorët, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë...
15:17 | 05/07/2026