Luftë me zjarret e verës në Dropull, evitohet e rrezikut për banorët

9 Korrik 2024 | 18:25

Orë të vështira përjetuan ditën e sotme banorët e zonës së Dropullit. Zjarret që përfshinë kullotat në këtë zonë rrezikuan fshatrat Frashtan, Lugar dhe Grapsh ndërsa flakët u afruan fare pranë shtëpive. Si shkak i tymit dhe blozës u pezuallua edhe qarkullimi i mjeteve në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavije.

Ndërhyrja e emergjencave civile, zjarrfikësve të Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Dropullit, banorëve të zonës të cilët u mbështetën edhe nga helikopteri për shuarjen e zjarreve bënë të mundur evitimin e rrezikut për banorët dhe pasurinë materiale të tyre.

“Ne kishim marrë të gjitha masat me plan evakuimi  por për të mos mbërritur aty jana rritëm të shpëtojmë njerëzit, të shpëtojmë pronën publike, dhe private, dhe apelimi im është pikërisht për këtë gjë”, tha prefekti Odise Kote

Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një zjarrvënie e qëllimshme në kullotat e zonës. Ditën e sotme policia lokale ndaloi një banor të fshatit Frashtan, të dyshuar si shkaktar i zjarreve të ditëve të fundit në Dropull

” E theksoj tolerancë zero kemi kërkuar nga organet e drejtësisë që për gjithë zjarrvënësit të jepet ndëshkimi maksimal”, tha ai.

Përgjatë muajit korrik zona e Gjirokastrës është përballur me zjarre problematikë në pyje-kullota.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026