Zjarret në Dropull, reshjet e shiut ndihmojnë në lehtësimin e situatës
Reshjet e shiut duket se po ndihmojnë në lehtësimin e situatës së zjarrit në fshatin Grapsh të Gjirokastrës. Situata me zjarrin dukej shumë serioze në këtë zonë pasi flakët ishin shumë pranë banesave.
E ndërkohë që shiu u ka ardhur në ndihmë, policia po bën edhe krehjen e zonës në mënyrë që të ndihmojë banorët që mund të kenë pasur probleme nga tymi. Sipas informacioneve nuk ka banesa të djegura. Ndërkohë raportohet se ka dëme të konsiderueshme në kullota.
Në Dropull era e fortë favorizoi flakët e zjarrit, duke bllokuar rrugën Gjirokastër-Kakavijë. Ndërkohë është bllokuar dhe qarkullimi në aksin nacional Gjirokastër – Kakavijë.
Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje të gjithë banorëve në fshatrat e përfshirë nga zjarret, të bashkëpunojnë me forcat në terren në rast nevoje, për të evituar çdo rrezik për jetën e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarret në Dropull, bllokohet rruga Gjirokastër-Kakavijë, flakët i afrohen fshatit
- Zjarr në Muzinë, digjen pemë frutore. Ndërhyhet me helikopter nga ajri
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh