U shërua nga Covid-19, imzot George Frendo tregon përjetimet e tij, thirrje për kujdes
Pas pesë javësh i sëmurë nga covid-19 imzot George Frendo Kryetari i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë ka lënë spitalin. Këtë të martë imzot George Frendo ka mbërritur në Shqipëri me shëndet të plotë dhe përcolli për qytetarët mesazhin e tij për jetën.
“Gëzohem se tani mund t’iu drejtohem juve duke iu kujtuar nga eksperienca ime ‘kini kujdes mos të infektoheni’ sepse tani e di se çfarë do të thotë covid-19. Kam pasur një purgator shumë të gjatë në këto 33 ditë, por në të njëjtën kohë ka qenë edhe një provë, së pari provë e dashurisë sime për popullin tim, sepse dhimbja më e madhe që kam përjetuar nuk ishte aq shumë dhimbja fizike, por fakti që isha larg popullit tim”, tha ai.
Nga Katedralja e Shen Palit Tirane, Imzot George Frendo bëri me dije se këto Krishtlindje për shkak të pandemisë do organizohen ndryshe.
“Natyrisht që do të jetë një Krishtlindje ndryshe. Në fakt edhe mesha kryesore nuk do të bëhet në Kishën Katedrale këtu në Tiranë, nuk do kremtohet në orën 12 të natës, por më përpara në orën 8”, shtoi imzot George Frendo
Imzot George Frendo nuk la pa përmendur edhe situatën e fundit në Shqipëri, duke shprehur dhimbjen e tij për vrasjen e 25-vjeçarit.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta