U shfaq në skenë me flamurin serb, Rita Ora: S’kisha qëllim të mërzisja popullin tim
Këngëtarja e njohur Rita ora ka reaguar lidhur me një video ku ajto duket teksa kërcen në skenë duke mbajtur flamurin e Serbisë.
Ajo në një deklaratë për mediat ajo ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket. Rita Ora është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.
Më tej, Rita tha se ajo është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita Ora.
Rita ishte duke performuar në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged, kur iu hodh nga fansat një flamur i Serbisë.
Këngëtarja e mori flamuri dhe e vendosi në krah, gjest që ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë