U shkarkua nga vetingu 2 vjet më parë, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Vlorës
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë kanë rikthyer në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili të shkarkuar nga vetingu.
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Vlorës u shkarkua 2 vjet më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 369, datë 21.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në vendimin e KPA.
LEXONI GJITHASHTU:
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë
- 09:58 “Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt
- 09:57 Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët