“Reforma ka dështuar”- Gazetari: Anëtarët e KPK dhe KPA marrin para për vetingun
Gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me aktualitetin politik dhe mbarimin e mandatit për ambasadoren Yuri Kim.
Dyrnjaja u ndal dhe te reforma në drejtësi ku hodhi akuza mbi kompromentimin dhe dëshimin e saj. Ai theksoi se ka informacione se anëtarët e KPK-së dhe KPA-së, kanë marrë para për të kaluar në veting gjyqtarë dhe prokurorë të cilët nuk e meritonin të qëndronin në sistemin e drejtësisë.
“Besoj që pak a shumë të gjithë mund ta kujtojnë sot atë Jacobs, përfaqësuesin e ONM-së që ishte aty dhe ishte më i serti dhe më i ashpri në repikat me gjyqtarët dhe prokurorët.
Më pas dalëgandalë erdhi duke u sfumuar dhe fuqia e ONM-së në reformë dhe sipas informacioneve që unë kam dhe vetë njerëzit që kanë bërë reformën, anëtarët e KPK-së dhe KPA-së kanë marrë para. Ata kanë marrë në këmbim të kalimit të shumë njerëzve që nuk e mertitonin ta kalonin vetingun. Sita e vetingut është çarë dhe reforma ka dështuar. Unë e kam të vështirë t’iu sjell në këto momente emra, por reforma ka kaluar plot nga njerëzit që nuk e kanë merituar të kalojnë dhe ka djegur njerëz të cilët janë kapur për banalitete të vogla, pasi ligji ishte bërë aq i fortë sa mund të kapesh dhe për një filxhan të pajustifikuar.
Ndërkohë kanë kaluar gjëra trashanike dhe të mëdhaja, kjo do të thotë që ka pasur korrupsion dhe thjesht është rritur çmimi për të marrë mandatin e një prokurori apo gjyqtari të certifikuar. Kjo ka kompromentuar rëndë reformën në drejtësi”, tha Dyrnjaja.
LEXONI GJITHASHTU:
U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 11:43 Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori
- 11:43 Irani ngre alarm: Avionët luftarakë të Izraelit po na afrohen nga hapësira ajrore e shteteve fqinje
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit