U thirr nga SPAK, Meta: Asnjë institucion nuk mund të më bëjë presion
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi mbrëmjen e së enjtes një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Elbasanit.
Në këtë takim, tërhoqi vëmendje prezenca e Luçiano Boçit, nënkryetar i PD-së, njëkohësisht kandidat për Bashkinë e Elbasanit.
Për, mediat Meta u shpreh se Elbasani per shkak të keqqeverisjes aktuale renditet si bashkia e parafundit në nivel ekonomik dhe me Luçiano Boçin në krye për Elbasanin do të nisë një faqe e re historie për këtë qytet.
I pyetur për thirrjet nga SPAK, ai u shpreh se nuk ka institucion që të mund t’i bëjë presion Ilir Metës.
“Sa herë të më thërrasë SPAK do shkoj. SPAK krenohet sot me denoncimet dhe kallëzimet e mia dhe të Partisë së Lirisë. Mendova se isha thirrur në cilësinë e kallëzuesit për disa nga aferat e rënda që kam kallëzuar. Sa i përket cështjes për të cilën u thirra, kam zero shqetësim sepse s’kam asnjë lidhje”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia