Gazetari: Nëse Alibeaj merr vulën e PD-së, rikthehet Basha
Gazetari Aleksandër Çipa thotë se ka dy opsione në lidhje me çështjen e mbetur pezull në gjykatë, për vulën e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çipa u shpreh se opsioni i parë është që vulën ta marrë Enkelejd Alibeaj dhe nëse kjo do të ndodhë, ish-kryedemokrati Lulzim Basha do të rikthehet në politikën aktive.
Sipas tij, opsioni i dytë është që vulën ta mbajë Sali Berisha, megjithatë, Çipa shtoi se ish-kryeministri do e ketë të vështirë që ta mbajë partinë të bashkuar.
“Unë mendoj që janë dy opsione,të cilat janë pohuar zyrtarisht nga palët sipas interesit të tyre. Një opsion, është që i njihet e drejta e posedimit të logos dhe vulës nga vektori i zotit Alibeaj. Nëse kjo do të ndodhë, unë mendoj që grupi i të heshturve, përfshi edhe zotin Basha do të kenë një moment të ri të shfaqjes dhe artikulimit dhe aksionit të tyre politik, që pashmangshmërishtdo të jetë i ndryshëm nga ai i zotit Berisha.
Opsioni i dytë, në këndvështrimin tim është, nëse zotit Berisha do t’i jepet kjo mundësi, përsëri problemi dpo të jetë i hapur, sepse zoti Berisha do e ketë të vështirë të realizojë objektivin e fitores. Faktorët brenda partisë dhe faktorët e tjerë do të jenë një arsye pse nuk do të shkohet te fitorja që pretendon zoti Berisha”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë