U vetëdorëzua në gjykatë, GJKKO lë në burg juristin e Bashkisë Bulqizë
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçi, jurist në Bashkinë e Bulqizës, pjesë e grupit të zyrtareve të këtij institucioni që u arrestuan, përfshirë kryebashkiakun Lefter Alla.
Ai u vetëdorëzua të shtunën në Gjykaten e Posaçme. Daçi u paraqit befas në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës për caktimin e masës së sigurisë.
Daçi erdhi i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni Gjykatën se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Më herët, GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe 11 zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.
Alla është vënë pranga me urdhër të SPAK me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK sqaron se është arrestuar edhe nënkryetari i bashkisë dhe 9 persona të tjerë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.
Shkelja e zyrtarëve të bashkisë ka të bëjë me një tender prej 3 mln eurosh për Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq