U vranë në luftë, Rusia i dorëzon Kievit mbi 1,000 trupa të ushtarëve ukrainas

20 Nëntor 2025 | 17:09

Rusia i ka dorëzuar këtë të enjte sot Ukrainës 1,000 trupa të ushtarëve ukrainas të vrarë në beteja. Shërbimi ukrainas përgjegjës për të burgosurit e luftës konfirmoi se një mijë trupa u kthyen në Ukrainë.

Hetuesit dhe specialistët nga Ministria e Brendshme ukrainase do të fillojnë punën për identifikimin e trupave. Në total, më shumë se 15,000 trupa janë dorëzuar nga Rusia në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Kievi ka kthyer disa qindra trupa në Moskë në të njëjtën periudhë.

Shkëmbimet e trupave të ushtarëve të vdekur dhe të robërve të luftës janë rezultati i vetëm i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, më shumë se tre vjet e gjysmë pas fillimit të luftës. Në shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij kishte humbur gati 46,000 ushtarë që nga viti 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lideri i opozitës Ozgur Ozel jep dorëheqjen nga CHP, do të formojë një parti të re 

Udhëheqësi i opozitës turke, Ozgur Ozel, tha të martën se do të jepte dorëheqjen nga posti i tij dhe do të formonte një parti të re,...
09:19 | 22/07/2026

Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur

Një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi masiv me dron në Rajonin Krasnodar të Rusisë jugore, sipas...
09:09 | 22/07/2026

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

Për vite të tëra, politikanët në Uashington e kanë parë Azinë kryesisht përmes prizmit të Tajvanit, Detit të Kinës Jugore dhe rritjes së fuqisë ushtarake...
09:06 | 22/07/2026