U zgjodh administrator i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, rektori kundërshton emërimin e Mark Mollës

7 Prill 2026 | 16:36

Rektori i Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, ka kundërshtuar emërimin e Mark Mollës si administrator të universitetit, duke e cilësuar si person të papërshtatshëm për shkak të një dënimi të mëparshëm.

Në një deklaratë për mediat, Gjuraj foli për procesin zgjedhor të zhvilluar pak ditë më parë, ku Molla u zgjodh në këtë post. Gjatë fjalës së tij, rektori ngriti gjithashtu shqetësimin edhe për mënyrën si është zhvilluar procesi, duke theksuar se bordi i universitetit, sipas tij, ka shkelur kriteret gjatë këtyre zgjedhjeve.

“Universiteti i Shkodrës nuk është vend parkimi dhe as një institucion ku dikujt duhet t’i gjendet një vend pune. Për punë duhet të zgjedhim personin e duhur. Nuk është bord kullimi, që kështu unë e kam kundërshtuar emërimin për arsye të moralitetit dhe integritetit të lartë akademik. Një institucion nuk mund të pranojë një kandidaturë që është zgjedhur në mënyrë të paligjshme nga bordi”, është shprehur Gjuraj.

Më tej, Gjuraj i bëri thirrje Senatit Akademik që të rishikojë përbërjen e anëtarëve të bordit, të cilët zgjidhen nga vetë senati i universitetit.

Kujtojmë se, Mark Molla u zgjodh administrator i universitetit pak ditë më parë, duke marrë 6 nga 7 votat e anëtarëve të bordit, çka i siguroi shumicën për këtë post.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026