U zhduk më 22 tetor, 35-vjeçarja shqiptare Floresha Prengu gjendet e vdekur në Trento
Floresha Prengu, 35-vjeçarja shqiptare për të cilën familja kishte raportuar zhdukjen që më 22 tetor 2025, është gjetur e pajetë të enjten rreth 40 kilometra larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige. Ajo ishte nënë e dy vajzave dhe banore e Trentos në Itali.
Trupi i saj u identifikua nga familja, e cila deri në fund shpresonte se do e gjente të gjallë. Floresha, e njohur si Flora, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit të Trentos mëngjesin e 22 tetorit, kur ishte nisur për në punë. Që atëherë, nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.
Pas zhdukjes, familja njoftoi menjëherë autoritetet dhe publikun, duke kërkuar çdo informacion për të. Policia dhe zjarrfikësit vullnetarë nisën kërkime intensive përgjatë lumit Adige, duke përdorur patrulla lumi dhe një helikopter për kontrolle ajrore, por pa rezultat. Kërkimi u zgjerua përtej kufijve të Trentinos, ndërsa lajmi u përhap edhe nga mediat shqiptare.
Programi italian për personat e zhdukur, Chi l’ha visto?, i kushtoi një puntatë të veçantë Floresha Prengu gjatë periudhës së zhdukjes së saj.
Megjithë gjetjen e trupit, mbetet ende e paqartë shkaku i zhdukjes dhe vdekjes së 35-vjeçares. Familja dhe autoritetet lokale po presin hetime të mëtejshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge