U zunë për motive të dobëta, 41-vjeçari plagos me sende të forta një person! Arrestohet autori në Vlorë

5 Shkurt 2026 | 11:58

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, ku dy persona janë konfliktuar për motive dobëta me njëri-tjetrin. Nga sherri ka mbetur i plagosur shtetasi G.M 48-vjeç, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.

Sipas raportimeve nga policia, këtë të enjte është arrestuar autori që ka plagosur 48-vjeçarin me grushte dhe me sende të forta, shtetasi G.P., 41 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin G. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin G. M., 48 vjeç, banues në Konispol, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës dhe të Sarandës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026