U18, Kampionati Europian i Basketbollit për herë të parë në Elbasan

19 Korrik 2024 | 17:55

Elbasani po bëhet gati për të pritur për herë të parë Kampionatin Europian të Basketbollit U18, në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”.

E gjithë infrastruktura tashmë është bërë gati duke plotësuar të gjitha kriteret që kërkon FIBA.

Drejtor i Klubit Shumësportësh, Artin Kovaçi ka deklaruar se si një aktivitet i cili bëhet për herë të parë, po i kushtohet vëmendje maksimale gjithë logjistikës së kampionatit.

” Të gjithë gjërat po i bëjmë ashti siç bëhet një kampionat për here të parë. Masat janë sipas kritereve  që kërkon FIBA, mirpresim të gjithë ekipet dhe jemi gati për çdo gjë, dhe i urojnë suksese ekipit tonë kombëtar.” –tha ai.

Skuadra kombëtare është në përgatitjet e fundit për kompeticionin e rëndësishëm duke synuar edhe fitoren.

Nga ana tjetër, Besim Dervishaj, trajneri i ekipit “u18” tha gjithashtu se stërvitja po shkon mirë, në mënyrë që në kampionat skuadra të jap maksimumin.

” Skuadra është në gjendje te mirë, stervitja po shkon shumë mirë. Synimet ndoshta është shpejt për ti fol, ne na intereson të japim maksimumin. Të bëjmë çdo gjë që kemi bërë në stërvitje pse jo dhe ta fitojmë” –tha Dervishaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026

Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ështe regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës. Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth otës 21:15 në lagjen...
08:08 | 18/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026