Uashingtoni dhe Moska pranë rinovimit të marrëveshjes bërthamore

5 Shkurt 2026 | 19:00

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord të rifillojnë dialogun ushtarak në nivele të larta. Lajmin e ka bërë të ditur Pentagoni, në përfundim të afatit të traktatit për çarmatosjen bërthamore “New START”.

“Ruajtja e dialogut mes forcave të armatosura është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen globale, si dhe një mjet për të rritur transparencën dhe për të promovuar uljen e tensioneve”, ka deklaruar Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Axios” ka raportuar se dy administratat janë pranë një akordi për të zgjatur traktatin për kontrollin e armatimeve strategjike.

Sipas disa burimeve në dijeni të çështjes, të cituara nga agjencia, drafti nevojitet ende të marrë aprovimin e të dy presidentëve.

“Axios” shton se negociatat mes palëve janë zhvilluar të mërkurën në Abu Dhabi, paralelisht me bisedimet për paqen në Ukrainë.

“Bashkë me palën ruse kemi rënë dakord që të veprojmë në mirëbesim dhe të nisim diskutimet se si ta përditësojmë traktatin”, ka deklaruar një funksionar amerikan.

Ai ka shtuar se marrëveshja paraprake parashikon që të dyja vendet të pranojnë respektimin e kushteve të traktatit për 6 muaj të tjera, kohë gjatë të cilës do të zhvillohen negociata të mëtejshme për një akord të ri.

Uashingtoni kërkon që çdo traktat i ardhshëm të përfshijë edhe Kinën, e cila ka ndërtuar tashmë arsenalin e saj bërthamor. Ndërsa Rusia argumenton se çdo nismë duhet të përfshijë edhe Francën me Britaninë, që janë fuqitë bërthamore evropiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026