Udhëtarëve që duan të shkojnë në Britani të Madhe u vendoset kusht testi negativ nga COVID-19

8 Janar 2021 | 14:04

Duke nisur nga data 11 janar, të gjithë udhëtarët që do të hyjnë në Britani të Madhe do të duhet të jenë testuar për COVID-19, në të kundërtën do të gjobiten. Ata që rezultojnë negativë nuk do t’u lejohet hyrja.

Ambasada britanike në Tiranë njoftoi sot se vendimi i marrë nga qeveria përfshin të gjithë udhëtarët, vendas, rezidentë dhe jo-rezidentë në Britani. Testi duhet të jetë kryer jo më vonë se 72 orë nga nisja për në Mbretërinë e Bashkuar, në të kundërtën udhëtarët do të gjobiten me 500 paundë.

Pavarësisht rezultatit të testit, udhëtarëve që vijnë nga vende të cilat nuk janë listuar në “Korridorin e Udhëtimeve” të qeverisë britanike, do t’u kërkohet të vihen në karantinë për dhjetë ditë.

Vendimi do të aplikohet për udhëtarët që shkojnë në Britani me anije, avion apo dhe tren. Ai merret si rrjedhojë e varianteve të reja të koronavirusit, të cilat janë më ngjitëse dhe kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën me të sëmurë në spitalet britanike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026