UEFA dënon Hansi Flick, trajnerin i Barcelonës pas sjelljes në ndeshjen ndaj Interit
UEFA ka marrë masa të rënda disiplinore ndaj trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick, pas sjelljes së tij në sfidën ndaj Interit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve sezonin e kaluar.
Komiteti Disiplinor i qeverisë europiane të futbollit vendosi të premten që Flick dhe asistenti i tij, Marcus Sorg, të gjobiten me nga 20 mijë euro dhe të pezullohen me nga një ndeshje në kompeticionet europiane për sjellje të papërshtatshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Trajneri gjerman u pa tejet i irrituar me disa prej vendimeve arbitrare gjatë humbjes 4-3 ndaj Interit, sfidë që rezultoi fatale për “blaugranat” në rrugëtimin e tyre europian.
Përveç stafit teknik, edhe lojtarët nuk i shpëtuan sanksioneve. Sulmuesit Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski u gjobitën me nga 5 mijë euro për mosrespektim të protokollit antidoping, pasi nuk u paraqitën menjëherë pas ndeshjes në zonën e kontrollit.
Klubi katalanas u ndëshkua gjithashtu me 5.250 euro për hedhje objektesh nga tifozët dhe 2.500 euro të tjera për përdorim të fishekzjarrëve gjatë ndeshjes.
As Interi nuk mbeti jashtë listës së penalizimeve. Klubi italian u gjobit me 22 mijë euro për bllokimin e hyrjeve nga tifozët dhe 11.500 euro për ndezjen e fishekzjarrëve.
Këto masa vijnë si një paralajmërim i qartë nga UEFA për sjellje të papranueshme në fushë dhe jashtë saj në kompeticionet ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 10:27 Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë
- 10:20 Mbërrin autoambulanca pranë Parlamentit, disa protestues pësojnë probleme shëndetësore
- 10:19 Përplasjet para Parlamentit, lëndohen disa protestues dhe 2 punonjës policie
- 10:17 Spiropali hyn në Parlament: Nuk duhet të merremi me protestuesit, duhet të merremi me veten
- 10:07 PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve
- 10:04 Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit