English

UEFA ndan pamjet nga festimet në Air “Albania”: Shqipëria feston me stil

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

UEFA ka shpërndarë pamjet e festimeve në Air Albania pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024.

- Advertisement -

Në një postim në Facebook të faqes zyrtare të UEFA-s shkruhet: Shqipëria feston me stil.

Askush nuk e kishte menduar, por tanimë është realitet, Shqipëria në vendin e parë në grupin E, në kualifikueset drejt Euro 2024. Kuqezinjtë barazuan në sfidën e fundit me Ishujt Faroe, por mjaftoi ai 1 pikësh për t’u konfirmuar si kokë grupi. Një përballje e cila nisi me 5 ndryshime në formacion, ku titullarët u lanë pushim nga trajneri Sylvinho, por rastet për gol nuk munguan.

Miqtë ishullorë po ashtu zhvilluan një paraqitje pozitive, duke marrë barazimin e dytë në këto kualifikuese, teksa ndeshjet e tjera janë të gjitha humbje. Futbollisti i ndeshjes ishte padyshim Mario Mitaj, mbrojtësi anësor i cili zhvilloi një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme, ndërsa cilësohet si zbulimi i këtyre kualifikueseve.

Përballja u mbyll në shifrat 0-0, ndërsa në të njëjtin grup, Cekia mposhti Moldavinë duke siguruar kalimin më tej. Të besuarit e Siljavit nuk e vendoësn për asnjë moment në dyshim fitoren, duke shënuar që në minnutën e 14 me Douderën, e më pas Chory e Soucek. Gjatë kësaj fushate kualifikuese Shqipëria u konfirmua si sulmi më i mirë, mbrojtja më e mirë, ndërsa pritet të vendoset në vazon e dytë për shortin e 2 dhjetorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?