UEFA pezullon Rodrin dhe Moratën nga ndeshja e rradhës për Spanjën, ja përse

7 Gusht 2024 | 19:31

Mesfushori i Manchester City, Rodri dhe bashkëlojtari i tij i Spanjës , Alvaro Morata, janë dënuar me një ndeshje të pezullimit për shkak të brohoritjes për Gjibraltarin gjatë një eventi të fitores në Euro 2024.

Rodri, i cili u zgjodh si lojtari i turneut, mori mikrofonin gjatë një ngjarje festive në Madrid më 15 korrik dhe këndoi “Gibraltar es Espanol” – Gibraltari është spanjoll.

Ata do të mungojnë në ndeshjen e radhës të Spanjës që është ndeshja hapëse e Ligës së Kombeve jashtë Serbisë më 5 shtator.

Rodri doli në pjesën e parë me rezultatin pa gola kundër Anglisë në finalen e 14 korrikut, por ekipi i tij triumfoi 2-1 pa të.

Grupi i Gjibraltarit i përshkroi veprimet e Rodri dhe Morata si “thellësisht ofenduese”, me organin drejtues UEFA, i cili më pas caktoi një inspektor të etikës dhe disiplinës për të vlerësuar atë që kishte ndodhur në ngjarje.

Gjibraltari është një territor britanik përtej oqeanit, por është objekt i një pretendimi territorial nga Spanja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026