“UFC nuk më dëshiron”/ McGregor ngre akuza ndaj drejtuesve

26 Dhjetor 2023 | 18:01

Në korrik të 2021-shit ishte ndeshja e tij e fundit në kafaz, e që prej asaj dite, Conor McGregor nuk ka shkelur më në asnjë event të UFC.

Irlandezi, i cili është ndër sportistët më të famshëm në botë, por dhe ndër më të paguarit, ka pohuar se dëshiron të rikthehet në aktivitet, duke ngritur akuza se një gjë të tillë nuk po ia lejon UFC.

“Të gjithë po flasin e thonë çfarë të duan, vetëm UFC nuk po thotë asgjë. Më jepni diçka, një duel, një informacion. E dini se çfarë po ju them? Duhej të kthehesha në dhjetor, duhej të kthehesha në prill, por ende asgjë”.

NË deklaratën e ti, bërë nga Arabia Saudite, Mcgregor i thuri elozhe vetes, ndërsa pohoi se po i soset durimi me këtë situatë të shkaktuar.

“Ata kurrë nuk kanë trajtuar askënd kështu si unë. Për të gjitha fitimet që u kam sjellë në këtë lojë… Unë shes më shumë se të gjithë luftëtarët së bashku. Askush në historinë e arteve marciale nuk është trajtuar ndonjëherë ashtu siç po trajtohem unë në këtë moment. Nëpërmjet asaj që arrita në atë që sjell, ata duhet të më hapin portat e vërshimit brenda në kafaz, por jo. Unë jam duke pritur. Unë jam duke pritur dhe jam duke pritur. Durimi im po lodhet mbi mua duke pritur”.

Ka zëra se UFC do ta rikthejë McGregor gjatë muajit Korrik, dicka të cilën ai mezi e pret. Pavarësisht se është 35-vjec, cilësohet si një atlet që mund ti japë ende këtij sporti. Kujtojmë se një ndër ndeshjet që bëri bujë është ajo me Khabib, në 6 tetor të 2018, ku irlandezi u mposht pas dorëzimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026