Ujësjellësit me borxhe| 5 ngjarjet kryesore të ditës
- Ujësjellësit me borxhe, faturat e pashlyera për energjinë arrijnë 187 mln euro
187 mln euro është fatura e papaguar e energjisë, që ujësjellësit në vend kanë si detyrim ndaj OSHEE. Fatura është rritur këtë vit, me 27 mln euro për shkak të paaftësive paguese të shumë ndërmarrjeve në vend.
Të dhënat dalin nga Enti Rregullator i Ujit, në raportin e fundit, ndërsa shifra është më e larta e regjistruar, që nga viti 2010, kur faturat e papaguara ishin rreth 20 mln euro.
Lexoni për më shumë: Ujësjellësit me borxhe, faturat e pashlyera për energjinë arrijnë 187 mln euro

- ‘Sulm i përqendruar’, gazetari: Çfarë më tha Nano para se të largohej nga zyra
Lajmi për një dorëheqje të mundshme të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano ka qarkulluar prej ditës së djeshme dhe sot mediat ishin në pritje të një konfirmimi ose mohimi gjë që nuk ka ndodhur.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tregoi bisedën që kishte zhvilluar me drejtorin e policisë para se ai të largohej nga zyra paraditen e së hënës, ku nuk u kthye për 5 orë.
Lexoni për më shumë: ‘Sulm i përqendruar’, gazetari: Çfarë më tha Nano para se të largohej nga zyra

- VIDEO| Reshje të dendura shiu, përmbytet Tirana
Reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe stuhi kanë përfshirë kryeqytetin pasditen e së hënës.
Për shkak të shiut intensiv disa rrugë në Tiranë janë mbuluar nga uji, duke sjellë vështirë në qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.
Lexoni për më shumë: VIDEO| Reshje të dendura shiu, përmbytet Tirana

- Albin Kurti fton opozitën në dialog, LDK pranon, PDK jo
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar opozitën për të diskutuar për dialogun me Serbinë, marrëveshjen për pasaportat dhe çështje të tjera.
PDK-ja e ka refuzuar ftesën, ndërsa LDK-ja e ka pranuar.
Lexoni për më shumë: Albin Kurti fton opozitën në dialog, LDK pranon, PDK jo

- ‘S’ia kemi nevojën Rusisë’, Rama: Shqipërisë nuk i duhet gazi rus
Kryeministri Edi Rama deklaroi në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria nuk ja ka nevojën Rusisë për nevojat energjetike.
I pyetur lidhur me qëndrimin që do ta mbajë përballë ofensivës ruse, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Shqipëria sapo ka arrestuar dy shtetas rusë dhe një ukrainase që tentuan të hynin në një fabrikë ushtarake, Rama tha se Shqipëria ndodhet në kushte të tjera krahasuar me ato të vendeve të BE që janë të varura nga gazi rus.
Lexoni për më shumë: ‘S’ia kemi nevojën Rusisë’, Rama: Shqipërisë nuk i duhet gazi rus
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë