Ukraina, “Bloomberg”: Ja vendet pro dhe kundër dërgimit të trupave në terren
Vendet evropiane po nxitojnë për finalizimin e garancive për sigurinë e Ukrainës, përpara një takimi të mundshëm mes presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, që mund të mbahet në javët e ardhshme.
Rreth 30 vende kanë qenë në bisedime që prej muajit shkurt, në kuadër të atij që njihet si Koalicioni i Vullnetarëve, duke prekur edhe mundësinë e dërgimit të trupave për të parandaluar që sulmet e Rusisë të përsëriten.
“Shumë shtete janë gati ta bëjnë këtë. Prania jonë nuk do të jetë në zonat e nxehta, as në ato të kontestuara, por pranë trupave ukrainase”, deklaroi të dielën presidenti francez Emmanuel Macron.
Donald Trump e bëri të qartë të martën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa në terren, por 10 shtete janë gati të kontribuojnë në këtë drejtim.
Por cilat janë ato? Agjencia e lajmeve “Bloomberg” ka renditur përveç Francës ede Mbretërinë e Bashkuar që ka shprehur vullnetin për ta bërë këtë gjë.
“Ne jemi gati të dërgojmë trupa britanike në Ukrainë për në kuadër të garancive të sigurisë”, deklaroi sekretari i Mbrojtjes, John Healey.
Vende të tjera pro idesë janë Belgjika, si dhe dy nga tre shtetet baltike, Lituania dhe Estonia. Vendet në dilemë janë shteti i tretë baltik, Letonia, si dhe ai nordik i Suedisë.
Ndërsa ato që qëndrojnë të palëkundura në kampin “jo” janë dhe vendet elitë të BE-së, si: Gjermania, Italia, Holanda, Spanja, të ndjekura nga Polonia dhe Hungaria.
New York Times: Arrestohet Mahmoud Ahmadinejad, dyshohet për lidhje me Mossad-in
Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja
- 14:39 New York Times: Arrestohet Mahmoud Ahmadinejad, dyshohet për lidhje me Mossad-in
- 14:37 Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
- 14:28 I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
- 14:20 Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
- 14:09 Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja
- 14:02 Dosja “Aruba”, Gjiknuri padit për shpifje avokatin Llangozi: Të publikojë prova ose të dorëzojë licencën