Ukraina dënon komentin e Macron për të ‘mos turpëruar Rusinë’
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka dënuar komentin e bërë nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili tha të shtunën se Rusia nuk duhet turpëruar për pushtimin e Ukrainës.
Macron insiston se Putin ka bërë “një gabim historik”, por sipas tij është e rëndësishme që Rusia të mos turpërohet ditën që luftimet do të ndalen dhe kërkoi që kjo të arrihet përmes kanaleve diplomatike.
Kuleba duke iu përgjigjur kësaj deklarate të Macron tha se thirrjet për të shmangur turpërimin e Rusisë vetëm sa turpërojnë Francën dhe çdo vend tjetër që bën thirrje për një gjë të tillë.
“Rusia ka turpëruar veten”, tha Kuleba duke bërë thirrje që të punohet për t’i dhënë fund lutës dhe shpëtuar jetë.
Presidenti ukrainas, Zelenski në një përgjigje për komentin e Macron tha se është Putin që jep urdhra për të vrarë fëmijë dhe djegur kisha dhe kjo padyshim që e turpëron para gjithë botës.
Macron është përpjekur që të dialogojë me Putin që prej 24 kushtit kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës si dhe të tentojë të luajë rolin e ndërmjetësit.
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij