Ukraina do të negociojë, por nuk dorëzohet, thotë ministri i jashtëm
12 Mars 2022 |
20:40
Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka thënë se vendi është i gatshëm të negociojë më Rusinë, por nuk do ta pranonte kurrsesi kapitullimin apo ultimatumet e Putinit.
Dmytro Kuleba tha në një konferencë për shtyp se “kërkesat e Moskës janë të papranueshme për Kievin”.
Ministri kërkoi më shumë furnizime me armë dhe ritheksoi apelin ndaj vendeve të Perëndimit se nevojiten më shumë avionë luftarakë pasi mund të shpëtohen më shumë jetë njerëzish përmes mbrojtjes ajrore.
Sipas ministrit Kuleba, Moska po përdor taktika të ngjashme me ato të përdorura gjatë luftës civile në Siri.
Ai gjithashtu pohoi se qyteti i Mariupolit është ende nën kontrollin e Ukrainasve, përpos raportimeve që thonë të kundërtën.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin