Ukraina drejt NATO-s, Stoltenberg jep ‘premtimin’

28 Nëntor 2023 | 14:34

Ukraina do të bëhet një vend subjekt i reformave të NATO-s kur lufta të mbarojë. Ky ishte premtimi i sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili bëri një përditësim të konfliktit me Rusinë.

“Beteja në front nuk ka avancuar dhe aq. Natyrisht ne do të donim që ata të rimerrnin sa më shumë territor dhe sa më shpejt të ishte e mundur, por edhe pse gjërat nuk kanë lëvizur, ukrainasit i kanë shkaktuar shumë humbje pushtuesve rusë”, deklaroi Stoltenberg.

Avdivka, një ish-vatër e qymyrit në lindje të rajonit të Donjeckut, është bërë simbol i përballjes, pasi as ukrainasit dhe as rusët nuk kanë bërë progres në më shumë se një vit. Vetëm 1.350 persona jetojnë atje, krahasuar me 30 mijë që ishin para luftës.

Ndërkohë, presidenti Zelensky fajësoi Rusinë se po shkakton probleme të shumta duke penguar lundrimin e anijeve me grurin ukrainas. Ai foli në edicionin e 33-të të asamblesë së Organizatës Ndërkombëtare Detare.

“Eksporti i ushqimeve nga Ukraina prek jetët e rreth 400 milionë njerëzve në zona të ndryshme të botës, përfshirë Afrikën dhe Azinë. Prek vendet e varfra, por edhe ato ku jetesa sociale është e qëndrueshme, por ku rezervat ushqimore mund të ezaurohen”, deklaroi Zelensky.

Ndërkohë, moti i keq në Ukrainë po pengon transportin e ushqimeve. Si pasojë e tij kanë humbur jetën 8 persona në Krimenë e aneksuar dhe rajone të tjera të pushtuara të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet izraelite, UNICEF: 100,000 fëmijë libanezë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nëse klasat nuk riparohen

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF ka paralajmëruar se të paktën 100,000 fëmijë në Liban rrezikojnë të humbasin shkollën nëse klasat e dëmtuara...
15:54 | 03/07/2026

Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij

Turku 45-vjeçar, i cili të hënën e kaluar qëlloi dhe vrau gjashtë punonjës të ndihmës sociale në një qendër paraburgimi për të mitur në Gjermani...
15:22 | 03/07/2026

Mision shpëtimi në hapësirë, anija kozmike “Link” niset për të ngritur orbitën e teleskopit Swift që rrezikon të bjerë në Tokë

Anija kozmike Link, në pronësi të kompanisë së teknologjisë së mbrojtjes Katalyst Space Technologies, u nis nga Ishujt Marshall me qëllim që të ndërhynte në...
14:52 | 03/07/2026