Ukraina godet me dronë në thellësi të territorit rus

21 Dhjetor 2024 | 16:42

Ukraina ndërmori mëngjesin e kësaj të shtune, sulme me dronë në thellësi të territorit rus, që autoritetet lokale thanë se dëmtuan godina banimi në qytetin Kazan të rajonit të Tatarstanit, mbi 1000 kilometra larg vijës së frontit.

Zyra e shtypit e guvernatorit të Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, tha se tetë dronë sulmuan qytetin. Gjashtë prej tyre goditën godina banimi, një goditi një objekt industrial dhe një u rrëzua mbi një lumë, thuhet në deklaratë.

Një video e postuar në kanalin lokal të lajmeve Telegram Astra, e verifikuar nga Associated Press, tregon një dron që përplaset në katet e sipërme të një ndërtese të lartë. Autoritetet lokale thanë se nuk pati viktima.

Fluturimet në aeroportin e Kazanit u ndalën përkohësisht dhe të gjitha tubimet masive u anuluan për të shtunën dhe të dielën.

Sulmet, për të cilat Ukraina nuk mori përgjegjësi në përputhje me politikën e saj të sigurisë, vijnë pas një sulmi ukrainas të premten në një qytet në rajonin kufitar Kursk të Rusisë duke përdorur raketa të dërguara nga SHBA, duke vrarë gjashtë persona, përfshirë një fëmijë.

Moska lëshoi 113 dronë në Ukrainë gjatë natës së të shtunës, thanë zyrtarët ukrainas.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, 57 dronë u rrëzuan gjatë sulmeve. 56 dronë të tjerë “humbën”. Gjasat janë që ato janë çaktivizuar në mënyrë elektronike.

Guvernatori i rajonit të Kharkivit në Ukrainës, Oleh Syniehubov, tha se tetë persona u plagosën të premten mbrëma në sulmet me dronë në kryeqytetin rajonal, të quajtur gjithashtu Kharkiv.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pakistani: Do të marrim pjesë nesër në bisedimet SHBA-Iran në Zvicër së bashku me Katarin

Pakistani dhe Katari do të marrin pjesë në bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit në Zvicër nesër. Kështu njoftoi këtë të shtunë Ministria e Jashtme pakistaneze....
16:36 | 20/06/2026

Vance: Witkoff dhe Kushner janë në Zvicër për bisedime me Iranin, gjërat po shkojnë mirë

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance konfirmoi këtë të shtunë se bisedimet SHBA-Iran janë duke u zhvilluar në Zvicër dhe se ai do të udhëtojë atje në...
16:17 | 20/06/2026

New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve

Nga New York-u, gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu, raporton se gjithçka është gati për nisjen e paradës shqiptare, një nga aktivitetet më të mëdha...
16:06 | 20/06/2026