Ukraina: Kemi rrëzuar 30 dronë rusë

30 Shtator 2023 | 11:43

Forca Ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 30 prej 40 dronëve iranianë, Shahed, me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës në rajonet qendrore dhe jugore, thanë zyrtarët rajonalë dhe ushtarakë të shtunën.

Komanda Ushtarake e Jugut tha se 20 dronë u rrëzuan në qendër të rajonit, Vinitsia, dhe 10 të tjerët mbi rajonet Odesa dhe Mikolaiv në jug.

Natalia Humeniuk, zëdhënëse e komandës jugore, tha për televizionin ukrainas se Rusia po i vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së porteve, përfshirë në lumin Danub, dhe se po përpiqet t’i godasë ndërtesat jetike të infrastrukturës në rajonet tjera ukrainase për “të pasur ndikim në ekonomi”.

Rusia i ka rritur sulmet ajrore ndaj infrastrukturës për eksportimin e drithërave të Ukrainës në lumin Danub dhe në portin e Odesas që nga qershori, kur Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, e cila mundësonte eksportin e sigurt të drithërave përmes Detit të Zi.

Serhiy Borzov, guvernatori rajonal i Vinitsias, tha se një ndërtesë infrastrukturore u godit dhe si pasojë shpërtheu një zjarr i madh. Ai nuk dha hollësi të tjera për dëmet.

Autoritetet rajonale kanë thënë se tre persona u lënduan në rajonin jugor Herson, i cili është afër me vijën e frontit dhe shpesh është nën zjarrin e granatimeve me artileri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026