Ukraina mund të ketë ndërprerë përkohësisht kundërsulmimin

19 Qershor 2023 | 07:46

Sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), forcat e Kievit mund të kenë ndalur përkohësisht kundërsulmin e tyre për të rivlerësuar taktikat e tyre për operacionet e ardhshme.

Koloneli i Qendrës së Inteligjencës së Forcave të Mbrojtjes Estoneze, Margo Grosberg, tha më 16 qershor se në vlerësimin e tij “ne nuk do të shohim një ofensivë gjatë shtatë ditëve të ardhshme”.

Wall Street Journal raportoi në mënyrë të ngjashme më 17 qershor se forcat ukrainase “kanë ndalur kryesisht përparimet e tyre ditët e fundit”, ndërsa komanda në Kiev rishqyrton taktikat.

ISW thotë në përditësimin e saj të fundit mbi luftën, se këto raporte janë në përputhje me vëzhgimet e tyre të fundit për shkallën dhe qasjen e kundërsulmeve të lokalizuara ukrainase në pjesët jugore dhe lindore të vendit.

Ai shton se Ukraina nuk ka angazhuar ende shumicën e forcave të saj të disponueshme në operacionet kundërofensive dhe nuk duket se ende ka nisur përpjekjet e saj kryesore.

Pauzat operacionale janë një tipar i zakonshëm i sipërmarrjeve të mëdha sulmuese dhe kjo pauzë nuk nënkupton fundin e kundërofensivave të Ukrainës, shtoi përditësimi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026