Vuçiç: Ende nuk kam vendosur për takimin në Bruksel, dialogu me Kurtin i pakuptimtë

18 Qershor 2023 | 22:30

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha të dielën se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Bruksel në takimin e thirrur për menaxhimin e krizës në Kosovë, duke i quajtur të pakuptimta bisedimet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë në Beograd, ku nuk dha shenja se është i gatshëm t’i lirojë tre policët që po mbahen në Serbi që nga 14 qershori megjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

Të premten një gjykatë në Serbi urdhëroi mbajtjen në paraburgim prej 30 ditësh dhe hetimin e tre policëve të Kosovës që po mbahen në Serbi.

Kosova akuzoi Serbinë për, siç thuhet, rrëmbim të policëve brenda territorit të saj, ndërsa Serbia thotë se ata kishin hyrë në territorin serb.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja thanë se mbetet e paqartë se ku ndodheshin pjesëtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit nga forcat serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se institucionet e vendit janë duke bërë gjithçka që policët të lirohen sa më shpejt, ndërsa kërkoi sërish nga faktori ndërkombëtar që të denojë, siç tha, agresionin e Serbisë.

Shtetet e Bashkuara, i bën thirrje sërish të shtunën presidentit dhe qeverisë së Serbisë, “që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor dhe se arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme, ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”.

Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka paralajmëruar një takim për javën e ardhshme për menaxhimin e krizës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha sot se nuk ekziston dialogu me Albin Kurtin, pasi sipas tij ai kërkon luftë me çdo kusht. Ai tha se është e kotë të diskutohet për asgjë, derisa, siç tha, kryetarët e rrejshëm të japin dorëheqjen dhe të tërhiqen nga veriu ose derisa forcat e posaçme të policisë së Kosovës të tërhiqen nga ato komuna.

ZoVuçiç tha se kur të zgjidhen këto kërkesa, atëherë do të ketë kuptim dialogu ndërsa tha se për rpjesëmarrje në bisedime do të merr vendim në ditën në vazhdim.

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Bruksel për bisedime.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026