“Albin Kurti do shpallet non grata”! Milaim Zeka: Kam folur me diplomatë…

18 Qershor 2023 | 21:56

Analisti Milaim Zeka tha në emisionin Review në Euronews Albani se Albin Kurti do të shpallet non grata nga ndërkombëtarët.

Zeka u shpreh se këto janë informacione që i ka nga bisedat me diplomatë në Prishtinë por edhe me gazetarë europianë.

Sipas tij, plani i ndërkombëtarëve është që të krijojnë një qeveri teknike duke shpallur non grata kryeministri e Kosovës.

“Ndërkombëtarët përveçse e kanë futur Kosovën në sanksione, janë në një situatë kur po mendojnë ose të krijojnë një qeveri teknike duke e shpallur Kurtin non grata… Këtë e bazoj në bisedat e mia me diplomatë në Prishtinë, janë biseda personale. Shumë kohë pa u shpallur Berisha non grata flitej kjo gjë  nëpër tiranë. Gjithë opozita e Kosovës është thirrur në Uashington dhe është biseduar pikërisht kjo. Vetë fakti që kam lidhje me diplomatë, gazetarë evropianë. Nëse shihni reagimin e Escobar, që thotë që asnjë prej ligjeve s’po e zbaton Kurti, s’do të diskutojë për asociacionin. Dhe flitet që Borrell ka shpërndarë një listë në qarqet diplomatike se cilat sanksione mund të vihen në raport me Albin Kurtin”, tha Zeka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026