Ukraina ndalon burrat e moshës ushtarake të marrin pasaporta jashtë vendit
Ukraina ka ndaluar përkohësisht burrat që kanë të drejtë të shërbejnë në ushtri të aplikojnë për pasaporta jashtë vendit.
Sipas mediave të huaja, burrat nga 18 deri në 60 vjeç do të mund të aplikojnë ose të rinovojnë pasaportat e tyre vetëm në Ukrainë.
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha gjithashtu se shërbimet konsullore për meshkujt në grupmoshën janë pezulluar deri më 18 maj.
Dje, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, sulmoi burrat ukrainas që jetojnë diku tjetër dhe tha se “qëndrimi jashtë vendit nuk e ç’liron një qytetar nga detyrat e tij ose të saj ndaj atdheut”.
Rreth 86,000 burra ukrainas të moshës ushtarake besohet se jetojnë në BE.
Në fillim të këtij muaji, Volodymyr Zelenskyy nënshkroi një projekt-ligj që ul kufirin e moshës së rekrutimit nga 27 në 25 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali