Ukraina në samitin e Davosit/ Kievi prezanton formulën e paqes, Kina mungon

15 Janar 2024 | 16:48

Ukraina po çon përpara formulën e saj të paqes për t’i dhënë fund 2 viteve luftë me Rusinë në një takim me këshilltarët e sigurisë kombëtare nga e gjithë bota në Davos. Presidenti Zelenski dërgoi përfaqësuesin e tij për të ndjekur nisjen e sesionit, ku ishte i pranishëm edhe Euronews.

 “Forumi Ekonomik Botëror ka nisur më herët këtë vit me raundin e katërt të bisedimeve mbi formulën e paqes në Ukrainë, të prezantuar nga Ukraina dhe Zvicra. Edhe pse këtë herë ka më shumë vende pjesëmarrëse krahasuar me raundin e mëparshëm të mbajtur në Maltë, Kina nuk është e pranishme. Ne pyetëm Andrij Jermak, përfaqësuesin e presidentit ukrainas nëse Kievi do të përpiqet të përfshijë Kinën”,-Sasha Valkulina, Euronews.

“Është me rëndësi që të gjitha vendet pjesëmarrëse, të jenë të sinqerta në përpjekjen e tyre për të ndihmuar në dhënien fund të luftës. Por ka ide të ndryshme për mënyrën se si duhet bërë kjo dhe vendet kanë eksperiencat e tyre”,- Andriy Yermak, zyrtar i presidencës ukrainase.

Kryeministri kinez Li Kiang do të udhëheqë një delegacion në Davos këtë javë. Ukraina e pranon se aleatja e Rusisë duhet të jetë në bord për të bërë ndonjë progres.

 “Presidenti Zelensky nuk ishte në takimin e së dielës, por do të jetë këtu në Davos për t’iu drejtuar Forumit Ekonomik Botëror të martën, të njëjtën ditë me kryeministrin kinez…”, Sasha Valkulina, Euronews.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
19:51 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026