Ukraina, një skenë krimi| Nën hetim 58 mijë krime të mundshme lufte
Dhjetë muaj pas pushtimit rus në Ukrainë, prova të shumta tregojnë se trupat e Kremlinit kanë zhvilluar luftë totale, duke mos respektuar ligjet ndërkombëtare që rregullojnë trajtimin e civilëve dhe sjelljen në fushën e betejës.
Ukraina po heton më shumë se 58 mijë krime të mundshme lufte ruse, vrasje, rrëmbime, bomba dhe sulme seksuale.
Raportimi nga Associated Press dhe kanali televiziv amerikan PBS, i regjistruar në një bazë të dhënash publike, ka verifikuar në mënyrë të pavarur më shumë se 600 incidente që duket se shkelin ligjet e luftës.
Disa nga ato sulme ishin masakra që vranë dhjetëra apo qindra civilë dhe në tërësi mund të llogariteshin për mijëra krime individuale lufte.
Siç tha për AP Karim Khan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, “Ukraina është një skenë krimi”.
Ndërkohë që autoritetet kanë grumbulluar një sasi marramendëse provash dhe konflikti është ndër më të dokumentuarat në historinë njerëzore, ata nuk kanë gjasa të arrestojnë shumicën e atyre që i kryen këto krime.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni