Ukraina synon të grumbullojë 1 milion ushtarë për të rimarrë jugun e vendit
Ukraina planifikon të grumbullojë një milion ushtarë, të pajisur me armë të NATO-s, për të luftuar në rikthimin e kontrollit në pjesën jugore të vendit që është pushtuar nga Rusia.
Kështu bëri të ditur ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov i cili tha se rimarrja e zonave rreth Detit të Zi është jetike për ekonominë e vendit, shkruan BBC.
“Ne kemi nevojë për më shumë dhe më shpejt për t’u shpëtuar jetën ushtarëve tanë. Ne kemi afërsisht 700,000 persona në Forcat e Armatosura dhe kur shtoni Gardën Kombëtare, policinë, rojën kufitare, bëhemi rreth një milion”, tha Reznikov.
Reznikov theksoi se dërgesat e armëve nga Perëndimi duhet të përshpejtohen.
Deklarata e ministrit, vjen në kohën kur Rusia, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, po bën përparime në rajonin lindor të Donbasit.
Më herë gjatë ditës së sotme, zëvendës kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk u ka bërë thirrje banorëve të Kherson në jug të vendit që të evakuohen, pasi forcat ukrainase po përgatiten për një kundërsulm ndaj rusëve.
LEXONI GJITHASHTU
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij