Ukraina thotë se ka shkatërruar 14 dronë rusë

24 Dhjetor 2023 | 10:28

Rusia ka sulmuar gjatë natës me 15 dronë Ukrainën, kryesisht në pjesën jugore të shtetit, por mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar 14 prej tyre, tha ushtria e Ukrainës më 24 dhjetor.

“Si rezultat i luftës ajrore, Forcat Ajrore të Ukrainës dhe forcat mbrojtëse kanë shkatërruar 14 dronë Shahed në rajonet e Mikolajivit, Hirovoradit, Zaporizhjës, Dnipros dhe Hmelnitskit”, thanë Forcat Ajrore ukrainase përmes një postimi në Telegram.

Sipas njoftimit, dronët u lëshuan nga brigjet lindore të Detit Azov në Rusi.

Ky njoftim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Rusia ende nuk ka komentuar për këto pretendime të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase nuk kanë raportuar për dëme apo viktima.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar. Moska vazhdimisht sulmon me dronë Shahed objketivat në Ukrainë. Këta lloj dronësh, që ndryshe njihen edhe si dronë kamikaz, janë të prodhimit iranian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu ngushëllime të enjten për Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme që lanë të paktën 32 të vdekur dhe rreth 700...
12:30 | 25/06/2026

Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)

Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, ka surprizuar fansat duke zbuluar se do të dëshironte të bashkëpunonte me yllin shqiptaro-britanik Dua Lipa. Gjatë një interviste...
12:18 | 25/06/2026

Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të enjten se marina e franceze ka kapur një anije cisternë nafte ndërsa ajo po kalonte pranë bregut të...
12:00 | 25/06/2026