Ukrainasi që punon në Durrës: Flas çdo ditë me babin dhe vëllezërit që kam në luftë

12 Gusht 2022 | 15:44

Ilia ka rreth 5 muaj që qëndron në Shqipëri më nënën dhe motrën e tij. Babai dhe dy vëllezërit e tjerë janë në Ukrainë, në luftë.

Gazetarja Ortensa Budlla mundi ta intervistonte djalin i cili punon si kamarier në një lokal në Durrës, në zonën e plazhit.

Zoti Malo, pronar i hotelit dhe lokalit ku punon ukrainasi tregoi se familja e Ilias ka rezervuar në muajin prill. Ai tregoi se më pas u bashkua dhe një familje tjetër, ndaj ata ju ofruan një dhomë familjare për të qëndruar bashkë.

Më pas ata u transferuan në një shtëpi me ndihmën e zotit Malo, i cili vendosi të punësojë Ilian.

Ai është përshtatur shumë mirë me ambientin, ndërsa pronari tregon se dhe klientët janë mikpritës ndaj tij.

Falëminderit, të lutem, mirupafshim, ishin disa nga fjalët që kishte mësuar i riu ukrainas gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Ilia tregoi se flet çdo ditë me babain dhe vëllezërit që ka në luftë dhe sapo të përmirësohet situata nga lufta dëshiron të kthehet në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026