Ukrainasit e larguar nga lufta mirëpriten me ushqime në kufirin e Polonisë
Familje të tëra ukrainase, shumë prej tyre me fëmijë, kanë shkuar drejt Polonisë dhe Bashkimit Europian për t’iu larguar luftës.
Ata janë mirëpritur në kufi ku dhe u janë shpërndarë ushqime e pije të ngrohta.
Ministrat e brendshëm të Bashkimt Europian do të diskutojnë për situatën në Ukrainë gjatë fundjavës si dhe mbi çështje që kanë të bëjnë me krizën e pritshme të refugjatëve.
Mijëra qytetarë të Ukrainës që u larguan nga shtëpitë e tyre pas sulmit të Rusisë kanë filluar të mbërrijnë në kufijtë e shteteve të Europës qendrore.
Sipas të dhënave publikuar nga faqja zyrtare e policisë kufitare të Polonisë për datën 24 shkurt, “rreth 38.2 mijë udhëtarë kaluan kufirin”.

Rajoni parashikon të presë shifra të mëdha qytetarësh dhe ka ngritur pika pritjeje për ta, si dhe ka dërguar trupa pranë kufirit për t’i ndihmuar.
Ministrja e brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser tha të enjten se Gjermania do i ofrojë ndihmë Polonisë, si dhe shteteve të tjera të Europës lindore, që po përballen me një fluks të lartë refugjatësh pasi Rusia pushtoi Ukrainën, dhe se është përgatitur për çdo skenar.
LEXONI GJITHASHTU:
284 milionë euro ryshfet, dënohet me vdekje zyrtari kinez
E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim
- 18:40 Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut
- 18:28 284 milionë euro ryshfet, dënohet me vdekje zyrtari kinez
- 18:18 E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
- 18:16 Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 18:10 Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim
- 18:05 Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin