Ukrainasit në Shqipëri: Përjetimet e luftës vështirë të harrohen
Në Shqipëri është festuar në muzeun kombëtar Dita e Pavarësisë së Ukrainës. Ukrainasit që ndodhen prej një viti e gjysmë në Shqipëri, ndjejnë mall për vendin e tyre.
“Ndihem shumë e mërzitur sepse kur isha fëmijë ishte një nga festat e mia të preferuara në Ukrainë. Këtu njerëzit përpiqen të na japin pak shpresë dhe te na ndihmojnë të ndihemi që do të kemi liri dhe do jemi të lumtur në vendin tonë,” – tha një vajzë.
Në këtë ditë kaq të rëndësishme, përjetimet e luftës janë ngulitur në mendjet e tyre.
“Jam krenare sepse jemi heronj, por jam e trishtuar sepse shumë njerëz kanë vdekur dhe ndodhen në situata shumë të vështira,” – u shpreh një grua.
Jo vetëm për ukrainasit, por dhe për shqiptarët që kanë jetuar atje kjo ditë shihet si një ditë shprese. Fitorja është e Ukrainës, thonë ata, më shpresën se do të kthehen në Ukrainën e lirë.
“Duke qenë se kam dhënë mësim në një prej universiteteve më të mira në Kiev, ndihem i lumtur që situata po anon dita ditës në krahun e Ukrainës dhe uroj që së shpejti kjo ditë e pavarësisë të finalizohet me pavarësinë e plotë të këtij vendi,” – u shpreh një burrë.
Gjatë eventit të mbajtur në Muzeun Kombëtar u transmetua dokumentari “Beyond the Peace” me pamje nga pasojat e krimeve të luftës dhe dëshmi ekspresive të popullit ukrainas, gjithashtu një ekspozitë me pamje reale të dhimbjes dhe shkatërrimit te shkaktuar nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht