Ulen çmimet në Vlorë, strukturat akomoduese 80% të zëna
Ndonëse në fillim të sezonit Vlora u etiketua një vend i shtrenjtë për pushime, tashmë duket se sipërmarrësit kanë ndryshuar qasje.
Tashmë në Vlorë, mund të gjesh cmime të përballueshme si për vendasit dhe të huajt, duke filluar që prej zonës së Zvërnecit deri në Orikum.
Çmimet variojnë në disa nivele por përsëri mbeten të përballueshme.
“Atmosfera që i krijohet verës, ujt i pastër, njerëzit fantastic, ky është tripi i parë, nga Tetova, ka një re tymi mund të themi në ajër, që qarkullon sa i takon rritjes së cmimeve si të duket? Nuk i kemi vërejtur aspak , janë normal, të përballueshme”-u shpreh një turist.
Perla e jugut të Shqipërisë së fundmi ka qenë qendra e vëmendjes edhe për të huajt, një pjesë e tyre të cilët vijnë për herë të parë dhe një pjesë e mirë e cila kthehet cdo vit gjatë sezonit turistik.
“Çmimet janë shumë të mira të lira, nuk është problem në këto nivele, ne prandaj kemi zgjedhur të qëndrojmë më shumë këtu” –tha një turiste tjetër.
Strukturat hotelerike dhe njësitë e shërbimit raportojnë 80% të rezervimeve të kapacitetit të tyre duke parashikuar muajin gusht me prurje të mëdha.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit