Ulen kërkesat për shtëpi në qendër, agjentët imobilarë: Çmimet frenojnë blerësit

10 Nëntor 2023 | 15:46

Sektori i ndërtimit dhe i çmimeve të larta të apartamenteve kanë rënë në një fazë stabël. Konsulentët imobilarë, thonë se rënia vihet re në kërkesat për apartamente me çmime mbi 1500 euro për metër katror.

“Kemi të bëjmë me një stabilitet doja të thosha, një qëndrueshmëri të çmimeve konkretisht, i përket më shumë zonës së qendrës, apartamenteve ose objekteve që janë mbi 1500 euro për metër katror. Sa i përket jashtë unazës së vogël kërkesa është e njëjtë me kohën e mëparshme para tre muajve është i njëjti volum kërkese”-tha Dejvi Pema, konsulent imobilar.

Mungesa e sigurimit të parave, ka ndikuar dhe në përzgjedhjen e qytetarëve për shtëpinë e tyre.  Sipas të dhënave statistikore të Bankës së Shqipërisë, vlera e kredisë së re për shtëpi në muajt janar-gusht 2023 ishte 30,9 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022, kredia e re për shtëpi ra rreth 3%.

“Pjesa më e madhe është e apartamenteve, kohët e fundit është se apartamente 1+1, sepse vlera totale është me përballueshme”-shtoi Dejvi Pema, konsulent imobilar.

Emigrantët janë ata që kanë kërkesa më të larta për të siguruar një pronë në kryeqytet. Në këtë fazë të ndërtimeve, çmimet nisin nga 1200 euro në fazën fillestare e deri tek 1600 euro i njëjti objekt, në përfundim të tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026