Ulen temperaturat, zjarret dhe bombulat e gazit rrezikojnë qytetarët në Gjirokastër

13 Nëntor 2025 | 19:56

Ulja e temperaturave të motit dhe përdorimi masiv i energjisë elektrike për ngrohje, ka rritur numrin e zjarreve problematikë në kabinat e shpërndarjes së energjisë elektrike në Gjirokastër.

Specialistët zjarrfikës shprehen me shqetësim se përgjatë muajit nëntor janë regjistruar disa zjarre në kabinat e shpërndarjes së energjisë  të vendosura në katet e para ta pallateve duke rrezikuar jetën e banorëve.

“Ka pasur shumë situata edhe në pjesën e ashensorëve, edhe në pjesën e kabinave. Kryesisht janë vendosur në katet e para dhe tymi krijon panik në përgjithësi por janë përballuar me sukses nga shërbimi zjarrfikës, kemi pasur bashkëpunim me operatorët e shpërndarjes së energjisë elektrike por edhe me pjesën tjetër të strukturave të emergjencave civile”, thotë Fatjon Kazma, specialist zjarrfikës.

Shkak i zjarreve të tilla krahas mbingarkesës në rrjet janë edhe linjat e vjetra dhe të amortizuara të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Shqetësim për zjarrfikësit e Gjirokastrës në këto ditë me temperatura të ulëta ngelen edhe zjarret si shkak i keqpërdorimit të bombulave me gaz të lëngshëm.

“Kemi pasur edhe shumë raste zjarri në bombula gazi, bombulat që përdoren për ngrohje dhe për gatim  janë të amortizuara, janë të pacertifikuara,  të pakolauduara. Qytetarëve iu bëj apel që t’i çojnë pranë pikave të gazit, të cilat janë të autorizuara dhe të licencuara  për t’i certifikuar, sepse bombula e ka deri  në 10 vjet certifikimin, duhet patjetër  të certifikohet dhe të kontrollohet”, apelon ai.

Zjarrfikësit apelojnë që qytetarët të tregojnë kujdes në përdorimin e pajisjeve me energji elektrike dhe gaz të lëngshëm duke parandaluar zjarret me pasoja të rënda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026